Dhunë e tmerrsheme në futbollin meksikan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin meksikan, në stadiumin “Corregidora” në Kueretare me pasojë fatale për jetën. Disa të vdekur.
Sipas mediave meksikane por dhe atyre ndërkombëtare, ndeshja mes Kueretaros dhe Atlasit, u kthy një arenë dhune ndërsa tifozët pushtuan masivisht fushën e lojës.
Në minutën e 63-të tifozët hynë në fushë duke i dhënë jetë përplasjeve shumë të ashpra, me arbitrin Fernando Guerrero të detyruar të ndërpresë menjëherë ndeshjen e javës së 9-të të Liga MX – Liga e lartë meksikane.
Situata e nderë vazhdoi edhe jashtë stadiumit, ku përmasat vandale ishin shumë të mëdha. Autoritetet lokale thanë për mediat se ishin 22 të plagosur. Mendohet se 17 persona kanë humbur jetën.
Liga Meksikane pezulloi menjëherë ndeshjet të cilat ishin të programuara të luheshin sot.
This game in #Queretaro vs #atlas is the craziest soccer riot I’ve ever seen on live TV. #LigaMX Queretaro fans decided to bum rush the field and just beat up everyone wearing an atlas shirt in the whole stadium. Women and children fleeing in panic. pic.twitter.com/DDHlQSKuF9
— facundo segundo (@felixthemichael) March 6, 2022