Londër/ Kongresi sportiv-ekonomik zgjon”SuperLega”-an
Projekti i SuperLegas nuk ka dështuar kurrë. Të paktën në mendjet dhe synimet e Andrea Anjelit, Florentino Perezit dhe Joan Laportës.
Për presidentët e Juves, Real Madridit dhe Barcelonës, tre klubet “themeluese” të tentativës së parë u ndërprenë me largimin thuajse të menjëhershëm të gjashtë klubeve të mëdhenj anglezë, Milan, Inter dhe Atletiko (PSG, Bajern, Borusia Dortmund dhe Porto), e ardhmja e futbollit europian vazhdon të jetë e tillë.
Çfar ngjet? Siç raporton Gazzetta dello Sport, Andrea Anjeli duhet të flasë sot dhe të shpjegojë udhëzimet e reja në kongresin sportiv-ekonomik të organizuar nga Financial Times në Londër.
Një takim në të cilin sipas ‘Sportmediaset’ do të marrë pjesë në videokonferencë edhe numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin.