Gjermani Gisdol jep dorëheqjën nga Lokomotiva Moskë
Trajneri gjerman i Lokomotivës së Moskës, Markus Gisdol, ka dhënë dorëheqjen për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
“Për mua, trajneri është puna më e mirë në botë, por nuk mund ta ushtroj profesionin tim në një vend ku lideri është përgjegjës për një luftë në mes të Evropës – tha trajneri gjerman për gazetën Bild .
“Është në përputhje me vlerat e mia. Prandaj dhashë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për këtë”.
Gisdol, i cili mbërriti në Rusi në tetor, drejtoi Lokomotivin, të përjashtuar nga Europa League vetëm dje, për vetëm dymbëdhjetë ndeshje. Vendin e tij do ta zërë përkohësisht Marvin Komper.