Dy futbollistë humbin jetën në Ukrainë

FIFPRO shkruan se dy futbollistët ukrainas u zhdukën pas bombardimeve nga ana e Rusisë në Ukrainë.

Federata ndërkombëtare e futbollistëve profesionistë, në zi për vdekjen e dy futbollistëve ukrainas që janë zhdukur ditët e fundit pas luftës që po copëton Ukrainën:

Ajo shkruan:

“Mendimet tona shkojnë për familjet, miqtë dhe shokët e skuadrës së futbollistëve të rinj ukrainas Vitalii Sapylo (21) dhe Dmytro Martynenko (25), humbjet e para të futbollit në këtë luftë. U prefshin të dy në paqe.”

Ndërkaq mësohet se Dimitro Martinenko, futbollist 25-vjeçar vdiq së bashku me nënën e tij ndërsa nuk mundën t’i shpëtonin bombardimeve ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!