Anglia dhe Gjermania, edhe Bjellorusia jashtë…
Lajpcig kalon menjëherë në çerekfinale të Europa League
Komiteti Olimpik Britanik, së bashku me atë gjerman, kërkuan përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga të gjitha sportet ndërkombëtare.
Pas vendimit të UEFA-s dhe FIFA-s për të përjashtuar Rusinë dhe klubet ruse nga garat e futbollit, tashmë vjen kërkesa për mbylljen e plotë të kufijve sportivë për çdo sport për vendin e Putinit.
Ndërkaq, UEFA e cila sot së bashku me FIFA-n ka përjashtuar klubet dhe kombëtaren ruse nga të gjitha turnetë ka bërë të ditur se Lajpcig i shortuar për të luajtur me Spartak Moskë kalon direkt në çerekfinale të Europa League.