Pozitiv për doping, Mudrik: Nuk kam përdorur kurrë substanca të ndaluara

sportiim2

Futbollisti ukrainas Mikhajlo Mudrik në telashe shumë të rënda. Anësori i majtë 23-vjeçar, rezultoi pozitiv në një test antidoping të kryer në tetor pas një ndeshjeje të Çelsit dhe tani rrezikon një pezullim deri në katër vjet.

Ish-lojtari i Shahtjor Donjetsk, pas deklaratës së klubit londinez që mban kontratën e tij, ka thyer heshtjen dhe ka folur për incidentin në profilin e tij në Instagram.

Deklarata “Mund të konfirmoj se jam informuar se një mostër që kam dhënë në FA përmbante një substancë të ndaluar. Ky lajm erdhi si një tronditje e plotë, pasi unë kurrë nuk kam përdorur me vetëdije substanca të ndaluara apo kam shkelur ndonjë rregull dhe jam duke punuar ngushtë me ekipi për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo, e di që nuk kam bërë asgjë të keqe dhe jam i bindur se do të jem në gjendje të kthehem në fushë së shpejti për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do ta bëj sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendimet e Mudryk u shpërndanë në mediat sociale.

Deklarata e Çelsit “Chelsea Football Club mund të konfirmojë se Federata e Futbollit kontaktoi së fundmi lojtarin tonë Mykhailo Mudryk në lidhje me një rezultat jonormal gjatë një testi rutinë të urinës.

Klubi dhe Mykhailo mbështesin plotësisht programin e testimit të FA dhe të gjithë lojtarët tanë, përfshirë Mykhailo, testohen rregullisht. Mykhailo mohoi kategorikisht përdorimin me vetëdije të substancave të ndaluara. Mykhailo dhe klubi tani do të punojnë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi rezultatin jonormal. Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

?>