Leganes mposht Barcelonën, Roma e Milan pa ide
Serie A me xhiron e 16-të ofroi dështimin e madh të Romës si mik i Komos 2-0, barazimin aspak dinjitoz të Milanit 0-0 në shtëpi me Xhenovan, por dhe dështimin e Fiorentinës në Bolonja 1-0. Fitojnë Leçe e Verona respektivisht me Monzën 2-1 e Parmën 2-3.
Në La Liga, java e 17-të, solli humbjen më shokuese të Barcelonës së Hansi Flik. Katalanasit u mundën në shtëpi 0-1 nga debutuesit e Leganes 0-1. Fiton Atletiko Madrid 1-0 me Getafen, derbi bask Alaves- Bilbao 1-1, Vijareal- Betis 1-2 dhe Sociedad- Las Palmas 0-0.
Tre takime në Bundesligë, java e 14-të. Shtutgart fiton në transfertë 1-3 me Heidenheim, Dortmund hap fals në shtëpi 1-1 me Hofenheim teksa supersfida Lajpcig- Eintraht përfundoi 2-1./Sportiim.al/
