E shtuna e blofeve të mëdha në kontinent, Broja minuta të shtuar te Everton

sportiim2

Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë në minutën e 66′-të në barazimin e Evertonit 0-0 në Londër me Arsenalin

Ndalesa e Liverpulit 2-2 me Fulhem ajo e Arsenalit 0-0 me Everton për javën e 16-të në Premier League ishin befasitë e sotme në kampionatin anglez.

Po ashtu surprizon Reali në La Liga ndërsa barazoi 3-3 në derbi me Vajekanon. Jashë çdo parashikimi dështimi i Bajern Mynih 2-0 në fushën e Mainz por dhe barazimi 2-2 i Juventus në fushën e tij ndaj Venecias së fundit në Serie A.

E për të gjetur një tjetër befasi të madhe duhet ngjitur deri në Eredivisie teksa PSV Eindhovën, lideri i kampionatit holandez thyhet 1-0 nga Herenven.

?>