Burreli pret Kastriotin, të dielën dy “finale”
Burreli pret Kastriotin, të dielën dy “finale”
Kategoria e Parë në moment deçiziv të vendosjeve të skuadrave për këtë vit kalendarik 2024. Në inferore tre skuadrat e kreut (Vora, Flamurtari, Besa) po ecin me të njëjtin ritëm mirpo edhe fundi apo ekipet që e shohin Play Off-in si mundësi për t’u ngjitur në Superiore po luftojnë fort për objektivët e afërm.
Ndërkaq, raundi i 16-të i këtij edicioni të 77-të zhvillohet në dy ditë.
Katër sfida do të luhen ditën e shtunë në orën 13:30 ndërsa dy të tjerat po në 13:30 të dielën. Burreli-Kastrioti shihet si takimi kryesor i së shtunës teksa një ditë më vonë dy “finale” të mëdha. Apolonia do të presë Flamurtarin fqinj, ndërsa Besa do të përballet me Lushnjen në Rrogozhinë.
Kategoria e Parë, java e 16-të:
Të shtunën
13:30
Kukësi-Valbona
Vora-Korabi
Burreli-Kastrioti
Erzeni-Pogradeci
Të dielën
13:30
Besa-Lushnja
Apolonia-Flamurtari/Sportiim.al/
