Fitoi Libertadores, Botafogo e 32
Fitoi Libertadores, Botafogo e 32-ta e Botërorit për Klube
Kompeticioni i ri i FIFA-s e Kupës së Botës për Klube, për herë të parë në histori me 32 klube, ka zbardhur përfundimisht të gjithë emrat e skuadrave pjesëmarrëse.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që pret këtë format të ri ka vendosur në dispozicion 12 stadiume për të luajtur filimisht ndeshjet në grupe.
Titullmbajtësi në fuqi Mançester Siti por dhe kampionët e fundit të çdo kontinenti do të garojnë në fazën e grupeve, me përjashtim të Oqeanisë.
Ndërkaq mbrëmë u zhvillua finalja e Copa Libertadores aty ku Botafogo u shpall kampion i Amerikës së Jugut duke mundur në Buenos Aires 1-3 Atletiko Mineiro. Kjo bëri që të mësohen përfundimisht të 32 pjesëmarrësit e Kampionatit të ardhshëm Botëror për Klube.
Klubet pjesëmarrëse:
Europë: Mançester Siti, Real Madrid, Çesli, Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Dortmund, PSG, Inter, Juventus, Porto, Benfika, Salzburg.
Afrikë: Al Ahly, Wydad, Esperance Tunis, Mamelodi Sundowns.
Oqeani: Auckland City.
Azi: Al-Hilal, Urawa, Al Ain, Ulsan.
Amerika e Veriut dhe Qendrore: Seattle, Inter Miami, Monterrey, Club Leon, Pachuca.
Amerika e Jugut: River Plate, Boca Juniors, Palmeiras, Flamengo, Fluminense, Botafogo.
