Teutë europiane, klubi projekton axhendën

Teuta pas konfirmimit te Bledi Shkëmbit në krye të stolit, largimit të futbollistëve Latif e Frashëri, bëhët gati të startojë me datën 10 qershor me përgatitjet për turet në Europa League.

“Sporti IM”, mëson se Teuta e renditur në vëndin e tretë në fund të kampionatit të 80-të Kombëtar të Superiores shqiptare, tashmë më biletën europiane në xhep, ka në plan të stërvitet për gati një javë në Durrës dhe më pas të xhvendoset për dhjetë ditë në Mal të Zi ose Slloveni, teksa do të ushtrohet para se të nisë aventuren në Europë.

Ndërkohë, përpos axhendës së pritshme të skuadrës së Shkëmbit, kjo periudhë, pritet të jetë efikase dhe në aspektin e hyrje-daljeve. Klubi po punon të afrojë dy-tre futbollistë, të cilët mund të rrisin konkurencën në grup. Teuta do të shortohet në goglat e Europa League, më 18 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!