Dinamo zyrtarizon lëvizjet në drejtim

Lajmi u shpërnda që dje por sot, klubi i Dinamos, zyrtarizon largimin e Bledi Shkëmbit nga drejtimi teknik i 18 herë kampionëve të Shqipërisë në futboll.

Njoftimi i Dinamos.

‘FC Dinamo njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Presidenti Adrian Bardhi dhe trajneri Shkëmbi kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës.

Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi, në emër të z.Adrian Bardhi falenderon trajnerin Shkëmbi për kontributin e tij dhe punën e përkushtuar që ka bërë ne fillim të sezonit 2021-2022 për krijimin e grupit aktual të futbollistëve, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

FC Dinamo bën me dije se drejtimin e skuadrës, Presidenti Bardhi do t’ia besojë z.Bledar Devolli, i cili aktualisht mbante postin e zv.trajnerit në ekip.Stafit teknik në rolin e zv.trajnerit, i shtohet dinamoviti Erion Xhafa, ish-lojtar dhe kapiten i Dinamos, aktualisht trajner i ekipeve zinxhir të akademisë blu’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!