Vangjeli, “gjel” në Australi…
Anketa sjell mbarësi… Ngjau brenda 24 orëve, ndërsa fillimisht Rexhinaldo dhe sot Vangjeli, dy nga fituesit e anketës “Sporti IM”, ikin nga skuadrat e tyre Kukësi dhe Skënderbeu.
Mozambikasi duket se “çlirohet nga vargonjtë” për një aventurë më spikatëse, ndërsa Kristi Vangjeli, vendos të fluturojë drejt Australisë.
Mësohet se korçari, ka firmosur me skuadrën e Adelaide Olympic Football Club, e cila militon në ligën e dytë të futbollit në Australi.
Zyrtarizimi vjen nga vetë klubi australian në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale.