Rexhinaldo: Shihemi në FIFA

Rexhinaldo e mbylli sot aventurën me Kukësin. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” sulmuesi mozambikas, rrëfen arsyet e “divorcit” me nënkampionët dhe akuzon klubin verior se nuk është paguar siç parashikonte kontrata.

E mbylla aventurën me Kukësin. Ishte një aventurë të suksesshme ku arritëm vendin e dytë dhe Kupën e Shqipërisë. Por jam i pakënaqur për mënyrën se si më trajtuan në fund. – thotë mozambikasi për gazetën.

Para Kupës më thanë: ‘Rexhinaldo luaj, fito Kupën pastaj do marrësh të gjitha lekët që ke për të marrë… Pastaj eja të flasim për kontratën e re’… Ndërkohë që tani më thonë që nëse nuk firmos kontratën e re nuk mund të marrësh paratë! Nuk arrij ta besoj dot këtë gjë! Unë së bashku me familjen time do udhëtojmë për në Mozambik, por këtë çështje do e çoj në FIFA.

Faleminderit presidentit Gjici për të gjitha, por duhet ta dinë të gjithë se unë kam dhënë gjithçka për Kukësin. Ne i kemi arritur me meritë këto suksese dhe unë kam dhënë kontributin tim. Më vjen keq, por kjo nuk duhet të ndodhte”, -përfundon i indinjuar sulmuesi.

Rexhinaldo fitoi Kupën e Shqipërisë me Kukësin dhe “Këpucën e Artë” këtë sezon,teksa shënoi 13 gola në kampionat me verilindorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!