Francë
Francë- Izrael në masa të rrepta sigurie, shefi i Policisë: 4000 oficerë rrethojnë…
Franca forcon sigurinë për ndeshjen e planifikuar për sonte mes Francës dhe Izraelit e vlefshme për Ligën e Kombeve. Shefi i policisë franceze Laurent Nuñez tha se 4,000 oficerë policie dhe personel sigurie do të vendosen rreth Stade de France, me 1,500 policë të tjerë në transportin publik.
Autoritetet e Parisit janë në gatishmëri të lartë dhe marrin masa ekstreme një javë pas dhunës ndaj tifozëve izraelitë gjatë një ndeshje futbolli në Europa League në Amsterdam të Holandës. Ai tha se kjo ndeshje ishte “me rrezik të lartë”.
“Ajo që mësuam nga Amsterdami është se ne gjithashtu duhet të jemi të pranishëm larg stadiumit dhe në transportin publik para dhe pas ndeshjes,” i tha ai sot për ‘Info’.
Ndërkaq rreth 150 mbështetës të Izraelit pritet të jenë të pranishëm, të shoqëruar nga policia.
Për këtë situatë ka folur edhe Dider Deshamps. Trajneri i Francës tha: “Ne u përpoqëm të përgatiteshim për këtë ndeshje në mënyrën më normale të mundshme. Por padyshim që asnjë prej nesh brenda ekipit nuk mund të jetë i pandjeshëm ndaj një konteksti kaq të vështirë”.
Ditët e fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit ka paralajmëruar qytetarët jashtë vendit që të shmangin ndeshjet sportive dhe aktivitetet kulturore, veçanërisht ndeshjen e sotme në Paris./Foto ‘X’/ Sportiim.al/
