Asani dy gola në 6′, Guangju flutron në Champions
Anësori kuqezi shkëlqen në Championsin e Azisë, 6 gola në tre ndeshje.
Në raundin e tretë të Champions-it aziatik Guangju po ndeshet me Darul të Malajzisë.
Në epiqender sulmuesi shqiptar Jasir Asani i cili realizoi dy perla vetjake në 6′. I jashtëzakonshëm. Ndërkohë në të 28′ Bahraudin për miqtë shënoi golin e tretë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Guangju më së shumti administroi por dhe goditi në fund të takimit me autogolin e Jun Heong për 3-1 final
Pas kësaj ndeshje Guoangju kryeson me 9 pikë të plota. Jasir Asani luajti për 90′ duke figuruar me notën më të lartë në këtë takim./Sportiim.al/
