Salah: Tani nuk mund të flas…

Mund të konsiderohet si lëvizja më paradoksale e merkatos së verës. Muhamed Salah drejt Real Madrid. “Tani nuk mund të flas”, është fraza te e cila janë kapur mediat sportive rreth një largimi të mundshëm të egjiptianit 26-vjeçar fill pas trofeut të fituar në Champions League.

Dhe fraza e lëshuar nga një lojtar klasi si Salah, nuk mund t’i shpëtonte shtëpisë së Real Madridit. E zbulon e përditshmja spanjole “AS”. Sipas spanjoles, madrilenet kishin kërkuar sherbimet e Salah një sezon më herët, mirepo Liverpul, thuhet se ka kërkuar 200 milione.

Pas një edicioni, Reali, sërish i kthehet pistes me ëndrren Salah, që vetëm pak ditë më parë u korurëzua kampion Europe me Liverpulin. Për sulmuesin e talentuar janë gati të investojnë edhe klube të tjerë, ndërsa Bajern Mynih , Mançester Junajtid dhe Monako, janë gati të futen në tratativa nëse egjiptiani, do i thotë lamtumirë Liverpulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!