Karvajal: Kthehem si bishë, ndihem i dashuruar…

sportiim2

Dani Karvajal, një shtyllë e Real Madrid dhe kombëtares spanjolle, u largua nga fusha e ‘Santiago Bernabeu’-t këtë gjatë ndeshjes Real Madrid-Vijarreal (2-0) në lot dhe me barelë.

Përplasja me Zhemeri Pino ishte e shëmtuar: mbrojtësi i krahut të djathë një kadidat potencial për Topin e Artë gjatë këtij muaji, lëshoi një britmë të madhe, pas përplasjes me kundërshtarin duke reklamuar një problem të rëndë në gju.

Sot pritet që të dalin dhe analizat e plota zyrtare të shkallës së dëmtimit për mbrojtësin dhe kapitenin e Real Madrid i cili me gjasë do të mungojë për shumë kohë. Ai ishte i listuar nga trajneri Luis de la Fuente për dy ndeshjet e Spanjës më 12 dhe 15 tetor në Nations League.

Vetë mbrojtësi ka qetësuar situatën teksa ka shkruar mengjesin e sotëm:

“Dëmtim serioz i ligamentit të kryqëzuar. Do të bëj një operacion dhe mezi pres të rikuperoj dhe të kthehem si një BISHË”.

“Faleminderit shumë të gjithëve për mesazhet tuaja, ndihem shumë i dashuruar.” /Sportiim.al/

?>