Espanjol, kopertina e bukur e 2021-it
Skuadra katalanase e Espanjolit i afrohet zonës së Europës në La Liga. Bare ndër më të mirët në fushë.
La Liga, java e 19-të: Valencia- Espanjol 1-2
Posteri i vitit në 5 kampionatet elitare të europës i shkon Espanjolit të Keidi Bares. Jo vetëm nga fakti që Valencia- Espanjol prodhoi atë rezultat aq të rëndësishëm 1-2 për katalanasit por dhe nga avantazhi se pikërisht një sfidë e La Liga-s, i jep fund ndeshjeve zyrtare të vitit kalendarik 2021.
Kthyer te dueli i sotëm luajtur në 16:15 në ‘Mestaja’, Valencia e cila vinte pas një ‘turi’ të gjatë suksesesh, arriti të kalojë përpara në të 51′-ën me Alderete.
Megjithatë,Bare me shokë, nuk u dorëzuan dhe në të 82-ën me anë të një penalltie të goditur në qëndër nga R.D.T (Raul de Tomas) Espanjol barazoi në 1-1.
Ndërkaq dalja me të kuqe e futbollistit vendas (Hugo Duro shkaktoi penalltinë) i dha shpresë skuadrës mike se mund të përmbysë. Në fakt në të 88-ën, Havi Paudo shënon mbase golin më të rëndësishëm në karrirë duke i dhënë tri pikë Espanjolit.
Në shtesë, Valencia goditi traversën por pa mundur të barazojë./Sportiim.al/