Milan e pëson në Parma, Behrami: Mbrojtja katastrofë

sportiim2

Ish futbollisti me origjinë shqiptare Valon Behrami, pas ndeshjes Parma-Milan 2-1, ka komentuar paraqitjen zhgënjyese të kuqezinjve në Tardini:

“Kur fillon me një cikël të ri, nisja e mirë ndihmon shumë, ndihmon në besimin dhe qetësinë në punë. Nga ana tjetër Milani bëri krejt të kundërtën, duke vuajtur për të barazuar ndaj Torinos dhe sot një ndeshje të dobët që në pjesën e parë duhej të përfundonte ndryshe për shkak të rasteve të Parmës.

Ai reagim në fillim të së dytës ndërsa mund të shihnim diçka nga ajo që kërkon Fonseka, por mjaftoi një kundërsulm për të anuluar më pas gjithë punën e bërë. Gjëja shqetësuese është se konceptet vijnë me muaj, në fazën mbrojtëse ka shumë për të rregulluarr”.

Ndërkaq veç suksesit të Parmës ndaj Milanit edhe Udineze fitoi 2-1 përballë Lacios.

Po sot në mbrëmje Inter- Leçe 2-0 dhe Monza- Xhenova 0-1.

?>