Vllaznia kampione e Shqipërisë në futbollin e vajzave

sportiim2

Finale: Apolonia-Vllaznia 0-4 (Franja 21’ (p), 51’, Berisha 23′, Ramadani 27′)

Finalja e madhe e “Final Four”, e para në histori me këtë formulë për vajza; Vllaznia – Apolonia,u luajt pak më parë në fushën pranë “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.

Një ndeshje pa shumë histori pasi shkodranët e kanë dominuar nga fillimi dei në fund këtë finale duke merituar titullin kampion 2023/2024. Ky ishte dhe titulli i 11-të i ekipit të trajnerit Nikolin Leka dhe presidentit lazër Matija.

Për këtë finale të gjykuar nga Emanuela Rusta, FSHF kishte vendosur sistemin VAR.

Vllaznia e vajzave do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të sfidës finale, Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, i dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Vllaznisë.

?>