Teuta përcjell optimizëm, Shamrok i kalueshëm

Në mungesë të Laçit pranë matematikës i eleminuar në Conference League nga Anderleht (0-3), Teuta e Durrësit ka realisht shanse të mbajë ende hapur shpresat për skuadrat shqiptare drejt fazës play off.

Të enjten në ‘Elbasan Arena’ misioni i durrëskave i qartë: Të fitojë në të kthimit ndaj irlandezëve të Shamrok Rovers. Humbja në limite 1-0, nuk devijon aspak nga objektivi. Teuta do kualifikimin. Ndërkohë seancat kanë vijuar rregullisht. Nuk ja del L. Vila por kthehet Aleksi.

Postimi i Teutës:

“Teuta ka vijuar përgatitjet për sfiden ndaj Shamrock Rovers. — Pas një mini-analize dhe fjalimi të teknikut Edi Martini, futbollistët nisën stërvitjen. I gjithë grupi ishte në dispozicon të trajnerit Martini, teksa skuadra gëzon një gjendje të mirë fizike. Sulmesi Lorenco Vila, do te mungoi kundër Shamrock për shkak demtimi por do të rikthehet mesfushori Albano Aleksi, i cili shleu ne ndeshjen e pare numrin 3 te kartoneve te verdhë të marrë kundër Inter Escaldes dhe do të jete i gatshëm per ndeshjen e dyte ne Elbasan”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!