Enrike: Kosova skuadër kurajoze, sulmojnë

Luis Enrike e di mirë që Spanja aktuale nuk është më superfuqi europiane apo botërore. Ose së paku këtë impresion i kanë dhënë dy ndeshjet e para kualifikuese ndaj Greqisë dhe Gjeorgjisë. Nesër ndaj Kosovës në Sevilje ka misionin për të kaluar Dardanët e bindur në lojë.

Trajneri i ‘Furive të Kuqe’ thotë:

Kosova?

“Unë pres një rival si në ndeshjet e mëparshme. Është një ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia”.

Ata janë të guximshëm dhe do të na rrezikojnë. Është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Kanë një sulm të mirë që mban topin. Unë pres një kundërshtar të vështirë”

Gjëndja e Albës dhe Ramosit?

“Zhordi Alba është shumë vendimtar në fazën sulmuese. Unë e kam parë atë në një nga versionet e tij më të mira. Jam i kënaqur dhe shpresoj që ai të vazhdojë kështu. Serxhio është në gjendje të mirë dhe unë do ta komunikoj vendimin nesër. Gjithmonë do të ketë spekulime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!