Levandovski mungesa e madhe ndaj Anglisë

Sulmuesi është kthyer në Mynih, 5-10 ditë jashtë fushave.

Robert Levandovski nuk ia del të luajë ndaj Anglisë të mërkurën e ardhëshme. Bomberi polak ka probleme me gjurin e djathtë dhe sipas raportimit të bërë për Radion ‘Kiss Kiss Napoli’, mungesa e tij ndaj ‘3 Luanëve’ duket e garantuar.

Kozmiski, zv/ presidenti i Polonisë futboll tha për ‘Kiss Kiss’: Levandovski ka probleme me gjurin pas përplasjes me portierin kundërshtar. Ai tashmë është kthyer në Gjermani. Është një humbje e madhe për ne. Kemi frikë nga diçka me ligamentet anësore, por shpresojmë se nuk është asgjë serioze “.

I pyetur se kush pritet ta zevendësojë zyrtari i Federtaës shtoi: “Tani i takon Milikut të marrë kontrollin e fazës sulmuese të Polonisë. Në daljet e fundit ai nuk ka bërë shumë mirë, por tani ne po i besojmë shumë. Zhelinski? Ai po krijon lojë, po e merr ekipin për dore. Po bën atë që i kërkuam të bënte. Ai është rritur shumë “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!