U21/ Ismajlgeci: Jemi të bashkuar, Gjata: I ngjaj Balajt
Marsel Ismajlgeci i Tiranës dhe Mario Gjata i skuadrës së Apolonisë, u shfaqen sot para mediave sportive teksa të dy futbollist janë të grumbulluar me Kombëtaren U21 të Alban Bushit.
Thanë:
Ismajlgeci:
“Është gjithmonë kënaqesi të ftohesh në kombëtare.
Besoj nga paraqitjet e mira të ekipit dhe ato individuale.
Shumë lojtarë janë shitur jashtë, shënjë e mirë që Superiorja ka zhvillim dhe elementë cilësorë.
Jemi të gjithë kompakt e të bashkuar në çdo moment.
Ne do japim maksimumin për tri pikë.
Të bëj paraqitje sa më të mira dhe të shitem jashtë”.
Gjata:
“Te Apolonia ndihem disi keq. Te U21 kam marrë ftesën e parë dhe jam i lumtur.
Patjater që për çdo lojtar është ëndërr të jetë këtu, parapëlqej ti ngjaj Bekim Balajt.
Jam shumë me fat që jam pjesë e grupit .
Objektivi është që Apolonia të qëndrojë, do pëlqeja një aventurë jashtë vendit.”
Viedo: