Lider absolut, tjetër gol i Rrocës në Turqi
Shënon dhe jep asist Et’hemit, ekipi ‘shqiptar’,bën ligjin në Ligën e parë.
Vërtetë e mahnitëshme ndërsa lojtarët tanë Uzuni e Rroca po shkëlqejnë në këtë fazë të kampionatëve të tyre. Beratasi gjeti golin e radhës në fundjavë me Ferencvarosh në Hungari por sot stafetën e merr Eduart Rroca me Istanbulsporin e tij në ligën e parë turke. Shënon në 45 minutat e para një gol tjetër deçiziv dhe i jep pasin e fundit Ethemit për 0-2.
Për javën e 19-të, Isnabulspor luajti në transfertë me Altai Izmir e cila pozicionohet në zonën lart me 32 pikë. Ekipi i treshes shqiptare, Rroca, Abazaj, Et’hemi e dyta me 40 pikë dhe me këtë fitore sot konsolidoi vendin e dytë.
Pas pjesës së parë, shifrat janë 0-2 me gol të shënuar nga Rroca në të 30-ën dhe ish mbrojtësi i Kukësit Valon Et’hemi në të 45′-ën. ishte pikërisht Rroca që i dha asistin e golit të Valon Et’hemit.
Kristal Abazaj u fut në lojë në vend të Et’hemit në të 66′. Dha asistin e golit të tretë shënuar nga Orgun në të 85′.Ndeshja u mbyll 1-3.