Junajtid, ofertë të re Dortmundit për Sançon
Te Junajtid janë të vendosur për tu kthyer te pista e merkatos te Borusia Dortmund. ‘Djajtë e kuq’ në Premier League, bëjnë gati një ofertë të madhe prej 90 milion stërlinave për Xhejdon Sanço për të cilin ishin interesuar që në villim të verës.
Megjithatë çmimi prej 108 milion eurove i Dortmundit ka privuar deri më tani për të ecur në negociata.
Tani kur ka mbetur vetëm një javë nga mbyllja e merkatos (5 tetor) duket se në Angli e kanë hapur thesin.
Në fakt drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl kohë më parë kishte thënë se Sanço do të largohet një ditë.
‘Daily Star Sport’ ka përcjellë lajmin se Mançester Junajtid, brenda javës, do të nisë një ofertë të parë dhe të fundit me vlerë 90 milion stërlina drejt klubit gjerman.