Berishën e ndjek Maks Alegri
Në tribunë, Adriano Galiani, Paolo Berluskoni, Kevin-Prince Boateng por dhe Maksimiliano Alegri.
Në takimin premierë të Seria B për edicionin 2020/21, Etrit Berisha pret një penallti, në minutën e 82-të duke i dhënë një pikë të vyer skuadrës javën e parë.
Por në duelin Monza-SPAL Ferrara (0-0), ata që ndoqën këtë takim ishin pjacë e lartë dhe gardiani shqiptar tregoi dhe njëherë se mbetet portieri ‘numër një’ .
Në tribunë, ndjekin skuadrën e Brokit: Adriano Galiani, Paolo Berluskoni, Kevin-Prince Boateng por dhe Maksimiliano Alegri.
Monza e ardhur nga Seria C por në pronësi të Silvio Berluskonit, ka shpallur objektivin primar se tenton të ngjitet në A. Të premten e ndali SPAL i rrëzuar edicionin e kaluar nga Seria A.