Perez edhe pas karantinës, me Covid-19!
Piloti Serxhio Perez, i skuderisë britanike Racing Point, garën e shkuar për Grand Prix të Silverstonit, e katërta e botërorit në Formula 1, u përjashtua për shkak se rezultoi i infektuar me Covid-19.
Të enjten, pilotit të parë të skuderisë britanike, meksikanit Perez iu dha drita jeshile nga “Public Health England” për të garuar në Silverstone, pas qëndrimit prej shtatë ditësh në karantinë.
Por me kusht, duhet t’i nënshtrohej testit të dytë të tamponit. Sot, Racing Point njoftoi, se testi i dytë i Serxhio Perezit ishte pozitiv. Kësisoj, 30-vjeçari meksikan do të zëvendësohet përsëri nga gjermani Niko Hulkenberg.