Zyrtare: Kallaku i jep lamtumirën Teutës!
Ndonëse lajmi është bërë i ditur më herët, sot klubi durrsak i Teutës ka zyrtarizuar largimin nga radhët e tij të mesfushorit Sherif Kallaku.
Pas dy vitesh me fanelën e “djemve të detit”, fantazisti 22-vjeçar, pasi ka fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, të premten e 7 gushtit do të nisë aventurën e tij të re kroate, për t’u bashkuar me Lokomotivën e Zagrebit për një periudhë 4-vjeçare.
“KF Teuta njofton sot arritjen e marrëveshes të transferimit të Sherif Kallaku në ekipin e Lokomotiva Zagreb në Koraci. Sherif Kallaku pritet ti bashkohet ekipit të Lokomtivës ditën e premte. Fantazisti i Teutës, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin e Lokomotiva Zagreb, me të cilin ka nënshkruar nje kontrate 4-vjeçare. 22-vjeçari i cili u shpall fitues i Kupës i Shqipërisë me Teutën, Kallaku i thotë lamtumirë Teuta për të vijuar tashmë aventurën e tij të re në Koraci.
Pas 2 vitesh me blutë, skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Kallaku tashmë do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë jashtë vendit në radhët e Lokomotiva Zagreb. FALEMINDERIT SHERIF KALLAKU!”- shkruhet në njoftimin për shtyp të klubit të Teutës, që zyrtarizon largimin e mesfushorit Sherif Kallaku.