Dinamo dhe Elbasani në provën e së vërtetës…

Elbasani në finalen e sezonit ndaj Devollit në ‘Elbasan Arena’. Të gjitha ndeshjet e sotme luhen në 17:30.

Kategoria e Parë rikthehet sot me disa duele vendimtare për fatet e sezonit. Në Grupin A Shkumbini dhe Tërbuni janë përjashtuar nga gara për shkak të dhunës së ushtruar në stadiumet e tyre.

Mbetet të përcaktohet vetëm skuadra që do të luajë në “play out” e që do përcaktohet mes Dinamos dhe Veleçikut.

Burreli fiton në tavolinë me Tërbunin e larguar. Dinamo pret koplikasit të cilët vizitojnë blutë në Pezë.

Grupin B është shumë më ndryshe. Oriku ka mundësinë ta sigurojë sot mbijetesën dhe u mjafton një pikë me Ilirinë, në shtëpi. Turbina pritet ta ketë formalitet ndaj Shënkollit, ndërkohë që në Elbasan, do të luhet finalja’ e parakohëshme për të qëndruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!