Naingolan në Seria A, po jo te Interi e Kaljari
Raxha Naingolan do të mbetet në Itali edhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori belg, pas kaq shumë vitesh, është i destinuar ta vazhdojë aventurën e tij në Serie A.
Por sipas raporteve të “Mundo Deportivo”, karriera e tij nuk do të vazhdojë as në Sardenjë dhe as në Lombardi. Interi dhe Kaljari nuk do të jenë pjesë e së ardhmes së Naingolanit.
Klubi sardenjas, sipas tabloidit spanjol, nuk do të ketë favore financiare nga bluzinjtë për ta blerë mesfushorin, ndërkohë që Antonio Konte vazhdon të mos jetë i bindur për domosdoshmërinë e Naingolanit në Milano.
Prandaj hapen rrugë të reja për futbollistin belg, i cili dëshiron të qëndrojë në Serie A, ku vazhdon të ketë shumë kërkesa.