Nagatomo në lot, mbyll me Gallatasarajin
Sot në seancën e fundit me Gallatasarajin, japonezi ka shpërthyer në lot…
Yuto Nagatomo largohet nga Gallatasaraji. Tani është zyrtare, me japonezin që sot zhvilloi stërvitjen e fundit me klubin turk. Pa mundur të mbante lotët. Tani japonezi figuron një futbollit lirë dhe me gjasë do të transferohet falas në Dubai te Al Nasr.
33 vjeçari u angazhua që nga 2011-të në Seria A me Inter teksa fitoi shumë trofe mes tyre një Kupë të Italisë. Si i huazuar, la italianët në 2017-tën për t’ju bashkuar turqëve të teknikut Fatih Terim.
Edhe në Turqi, në Superligën Turke, Nagatomo fitoi 2 herë kampionatin dhe 1 herë Superkupën.
Tashmë gati aventura arabe. Veçse sot në seancën e fundit me Gallatasarajin, ka shpërthyer në lot…