Lind Kupa e Solidaritetit, Real, Bajern dhe Inter…

Real Madrid, Bajern Mynih dhe Interi i Milanos, ratifikojnë nismën për të luajtur Kupën e Solidaritetit Evropian.

Do të ketë tre ndeshje në 2021 dhe kur mund të merrni pjesë publikisht në stadiume” –shkruan klubi i bardhë.

Real Madrid njoftoi sot se nisma përbëhet nga tre ndeshje që do të zhvillohen në qytetet përkatëse të skuadrave me datat për tu vendosur pas kalendarëve zyrtare të vendëve. Ndeshjet do të luhen vetëm kur mund të ketë tifozë në shkallë të stadiumëve.

Skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën sipas këtij formani. Real Madrid-Inter Milan do të zhvillohet në Madrid, Inter-Bajern në Milano dhe Bajern-Madrid në Mynih.

Të ardhurat nga këto takime do të shkojnë në burimet shëndetësore në Itali dhe Spanjë. Sipas postimit nga klubi spanjoll, në të gjitha ndeshjet pritësi do të ftojë një përfaqësim të personelit shëndetësor për ta inkurajuar në luftën ndaj Pandemisë globale.

“Të tre klubet duan t’i tregojnë këtyre heronjve solidaritetin tonë, respektin dhe mirënjohjen tonë”- shkruan Real Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!