Hera e parë/ Morbideli fiton Çmimin e Madh të Misanos

sportiim2

Franko Morbideli për herë të parë triumfon në MotoGP. Italiani ia del të fitojë pas 21 tentativave dhe këtë e bën duke pilotuar në shtëpi në Misano mbi motorin e Petronas..

Në vend të dytë një tjetër italian, Françesko Banjaia me Ducati Pramac ndërsa në mynyrë surprizë vendi i tretë i ikën nga duart Valentino Rosit pasi në metrat e fundit parakalohet nga Joan Mir me Suzuki.

Mundësi e humbur e ‘doktorit’ për podiumin numër 200.

Andrea Dovicioso, i shtati por pas rrëzimit të dyfishtë të Fabio Kuartararos, është udhëheqësi i ri i Kampionatit Botëror.

Mavrik Vinjales edhe pse u nis i pari, pati probleme duke mos arritur të lërë shenjë. Në tribuna edhe publiku i reduktuar ndjek dhe përshëndet fituesit e dyfishtë italianë.

Awesome to see!!! 😎

— MotoGP™🏁 (@MotoGP)@FrankyMorbido12is congratulated by his mentor@ValeYellow46! 👊#FrankySaysRelax|#SanMarinoGP🇸🇲pic.twitter.com/lsLMWg3S6FSeptember 13, 2020

?>