Tebas: ‘5 raste? Ne prisnim 30 të infektuar…’
‘La Liga nis me 12 qershor…’
Havier Tebas, presidenti i La Liga Spanjolle, foli për ‘El Partidazo. Në deklaratë kreu i ligës iberike befasoi jo pak kur tha se priste një numër të lartë të infektuarish mes futbolistëve.
Fillimish tha: “Ne jemi përshtatur me rrethanat dhe kemi punuar në protokolle. Pesë raste pozitive? Ne prisnim 25-30 lojtarë pozitivë pas tamponëve të kryer, ishte një lajm i mirë. Të martën do të ketë teste të reja për lojtarët e infektuar “.
Numri një i La Liga nuk ka qenë i qëndrueshëm teksa u pyet për datën e një rifillimit të ndeshjeve zyrtare. “Ne ende nuk dimë asgjë, por gjithçka do të varet nga situata. Shpresojmë të kthehemi në fushë në 12 qershor”, përfundoi Tebas.