Inter urdhër të huajve, kthim në Milano

Inter kanë vendosur të marrë masa paraprake në funksion të rifillimit të mundshëm të kampionatit në Seria A.

Brenda javës tjetër do të rikthejnë në Itali shtatë lojtarët që kanë vendosur të largohen nga vendi për t’u rikthyer në atdheun e tyre.

Lukaku, Eriksen, Handanovic, Brozovic, Jang, Mozes dhe Godin do të kthehen disa ditë para Pashkëve dhe do të fillojnë karantinën 14-ditore të parashikuar nga dispozitat e qeverisë italiane.

Lojtarët ishin larguar nga Milano prej ditësh. Zikaltërit për të evituar çdo situatë të pakëndhme kanë vendosur që e gjithë skuadra me Konten në krye të jetë e bashkuar në qytet.

Për tu përcaktuar axhenda e mëtejshme. ‘La Gazzetta dello Sport’ raporton gjithashtu, se gjithçka lidhet me programet e mundshme të ndeshjeve zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!