Hidhet shorti: Kukësi
Hidhet shorti: Kukësi-Teuta, Tirana-Bylis
Ashtu siç dhe ishte njoftuar, sot në ambientet e ‘Air Albania Stadium’, u hodh shorti për ka skuadrat e mbetura në garë. Kukësi-Teuta dheTirana-Bylis, ishte verdikti i goglave të gjysmëfinaleve të edicionit të 68-të të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshjet e para në 2 korrik teksa ato që do vendosin se kush do luajë në finalen e 2 gushtit, do të zhvillohen në 15 korrik.
“Ditën e sotme, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, është hedhur shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 68-të.
Ky short u hodh nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i Sektorit të Garave, Marjus Sulejmani. Skuadrat e kualifikuara për këtë raund janë: Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis. Këto janë çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019/2020:
Kukësi-Teuta
Tirana-Bylis
Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit në datën 15 korrik. FSHF njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht.”-shkruan FSHF.
