Kupa e Mbretit finale baske…

sportiim2

Real-Sociedad- Atletik Bilbao,do të diskutojnë finalen e Kupës së Mbretit.

Në Spanjë u luajt ndeshja e dytë e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Pas kalimit të djeshëm të Real Sodiedadit ndërsa mundi në të kthimit Mirandes, sot Granada-Atletik Bilbao, dhuroi emocione pa fund.

Ndeshja e parë 1-0 e ndihmoi skuadrën nga Bilbao të luajë e qetë gjatë fraksionit të parë. Në të dytën Granada i shkoi shumë pranë finales teksa në 48-tën dhe të 76-tën shënoi dy herë.

Eksperienca e baskëve bëri që në minutën e 81-të me Jurin të shënojë golin kualifikues. Finalja e edicionit 2019-2020, për Kupën e Mbretit në Spanjë do të jetë i gjithi bask.

Real Sociedad-Atletik Bilbao me këta të fundit teksa gjejnë finalen e 4 në 12 vite të fundit.

Ndërkaq në Angli, Mançester Junajtid mund 0-3 Derbi Kautin në ‘Fa Cup’ duke kaluar më tej. Runi u përball me të shkuarën por pa mundur të lërë gjurmë.

🛬 Bueltan gauz! 🥳

— Athletic Club (@athletic_eus)⚽ 12:45ean lan saioa Lezaman, ateak irekita 🚩🏆#BiziAmetsa💭#AthleticClub🦁pic.twitter.com/9cME6KCAMwMarch 6, 2020

?>