FSHF, vendos, Tirana gjobë
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/08/FSHF.jpg)
Federata Shqipëtare e Futbollit, ka operuar menjëherë pas ngjarjeve të fundit në stadiumet me aktivitet zyrtar sportiv.
Parimisht vendime të drejta por ndërhyrja e Vilës ndaj Dokës në Tirana-Teuta apo situata të ngjashme, domosdoshmëri të kalohen në disiplinë edhe me pamje filmike. Rregulloret i bëjnë vetë shqiptarët…
“Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 30.08.2019
1. Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
2. Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”.