Kuqezinjtë U-17, dy miqësore me Bosnjën…

Kombëtarja e 17-vjeçarëve, e drejtuar nga Elvin Beqiri, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në 13 dhe 15 gusht kundër bashkëmoshatarëve të tyre nga Bosnja Hercegovina.

Kuqezinjtë do të masin forcën e tyre përballë rivalëve ballkanas për të testuar dhe kolauduar skuadrën me fokus eliminatoret e muajit nëntor, ku do të përballen me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Portugalinë, që është pritëse e kompeticionit.

Shqipëria U-17 do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës më 9 gusht ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Bosnje Hercegovinë, teksa do të akomodohen në në Qendrën Stërvitore të Federatës Boshnjake të Futbolli, “Zenice Training Center”.

Në këtë kompleks do të zhvillohen edhe dy ndeshjet miqësore. E para do të luhet më 13 gusht në orën 17:00, ndërsa ndeshja e dytë më 15 gusht në orën 10:00, njofton FSHF.

Në to do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2003, që luajnë në Shqipëri, por dhe elementë që vijnë nga jashtë. Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë aprovimin nga klubet respektive për t’u bashkuar me kuqezinjtë.

Bosnja, ashtu si edhe skuadra e Elvin Beqirit, është duke u përgatitur për “Qualifying Round” të muajit nëntor, ku do të përballen si kokë grupi me Republikën Çeke, Finlandën dhe Moldavinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!