“Çorbë” braziliane, Çekia dominon dhe hakmerret ndaj Shqipërisë

Nations League Liga B1: Çeki- Shqipëri 2-0 (Çori 23′, 63′)

Shqipëria vijoi të luajë dobët në Nations League. Pasi kishte lënë prapa një takim zhgënyes në shtator me Gjeorgjinë në Tiranë (0-1), edhe sot në duelin e radhës (raundi i tretë) kuqezinjtë nuk arritën asnjëherë të ishin një skuadër funksionale.

Përtej dëshirës së vendasëve për të shënuar shpejt, diçka që e arriten në tre minuta, ekipi vendas pati në ‘dorë’ edhe zgjedhjet e dështuara të trajnerit Silvinjo. Me presionin e çekëve shkohet deri në minutën e 22′-të, kur dhe Shqipëria del për herë të parë te zona e Koval.

E dyta nis disi më mirë për ekipin shqiptar por daljet e skuadrës vendase me presionin lart prodhoi edhe golin e dytë me të njëjtin autor Çori.

Rasti Asanit, i sfumuar nga anësori dhe dy tre tentativa nga Asllani, Tuci, e Bajrami ishin fare pak për kuqezinjtë pasi skuadra nuk diti të sillet si ekip i konsoliduar e me mendim. Zgjedhjet e Silvinjos, vendosjet në fushë, tmerrësisht jo pozitive. E thotë loja dhe shifrat…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!