Stojkoviç: Xhaka mesfushori më i mirë në Europë, larg provokimëve

Liga A Grupi 4 e Ligës së Kombëve përball nesër në Serbi vendasit me Zvicrën në 20:45. Një ndeshje e cila është vendosur të zhvillohet pikërisht në juglindje të Serbisë, disa kilometra larg Kosovës në Leskovac (8136 vende).

Referuar deklaratës së trajnerit vendas Dragan Stojkoviç sot në konferencë shtypi të gjithë duhet të mbajnë mendjen te ndeshja dhe jo te lojtarë të caktuar (i referohet Xhakës, red).

Madje lidhur me një pyteje për shqiptarët e Zvicrës; “Shaqiri nuk luan, sa e rëndësishme është kjo? Xhaka provokon shpesh, si është tani me incidentet dhe a ka frikë? “

Trajneri referuar pyetjes tha:


“Shaqiri është një lojtar i madh, por çdo gjëje i vjen fundi. Xhaka është një nga mesfushorët më të mirë në Europë, nuk ka nevojë për provokime as nga ana jonë, as nga ana e tij dhe kjo është vetëm një lojë tjetër në të cilën besoj se nuk do të ketë gjëra të tilla. Iu thashë lojtarëve që të fokusohen te loja dhe se çfarë duhet të bëjmë.

E gjithë kjo do të kalojë në një lojë të ndershme dhe jam i shqetësuar me Xhakën se ai është një lojtar i madh dhe se duhet të kemi kujdes dhe ta ndalojmë atë sepse ai është alfa dhe omega e Zvicrës. Nëse e neutralizojmë, mundësitë për të arritur rezultatin e dëshiruar janë më të mëdha.

Granit Xhaka mund të jetë një nga problemet vetëm në aspektin futbollistik dhe për këto gjëra të tjera nuk duhet folur, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që këto gjëra nuk kanë vend dhe nuk kanë nevojë për të folur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!