Ndarë nga jeta sot, FSHF: Një minutë heshtje në nderim të Brahos
Ndarja nga jeta gjatë orëve të para të ditës së sotme e legjendës së futbollit shqiptar Sefedin Braho në moshën 71-vjeçare, ka tronditur gjithë opinionin e gjërë sportiv.
Reagime të shumëta për humbjen ish-sulmuesit të Kombëtares, Partizanit dhe Luftëtarit të Gjirokastrës. Mes tyre dhe ai i Presidentit të FSHF-së Duka.
Ndërkohë institucioni i futbollit përmes Departamentit të Garave njofton se sot dhe nesër do të ketë një minutë heshtje në nderim të legjendës gjirokastrite në të gjitha aktivitetet futbollistike në vend.
Njoftimi:
“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar të kategorisë “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë sot dhe nesër do të mbahet një minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit të shquar, Sefedin Braho, i cili u nda nga jeta sot”./Sportiim.al/