Turistë ndjekin Partizanin, sot radha e Vllaznisë dhe Tiranës

Nisi të premten me Dinamo- Laçi (2-1), vijoji dje me sfidat Partizani-Bylis 1-0 dhe Skënderbeu- Egnatia 0-1 ndërsa sot Abissnet Superiore ecen me dy ndeshjet Vllaznia- AF Elbasani dhe Teuta- Tirana.

Java e tetë, përpara se kampionati të ndërpritet për afro dy javë, pret të konfigurohet i qartë fill pas këtyre dy supesfidave të orës 19:00. Në Elbasan por me statusin e pritësit Vllaznia takohet me verdheblutë e Bordin në përpjekje për të rimarrë kreun.

Situatë analoge pritet të ngjasë dhe në ‘Niko Dovana” me Teutën përballë Tiranës ndërsa dy skuadrat vijnë pas fitoreve të javës së kaluar respektivisht me Laçin dhe Skënderbeun.

Ndërkohë Partizani- Bylis pati ndjesinë e ‘tifozit të huaj’. Ndonëse të kuqtë po zhvillojnë një kampionat të mirë, mbështetësit e kuq përballë Bylis, nuk ishin të shumtë në Komplaksin ‘Partizani’. Rreth 30 vizitorë nga vende të ndryshme të Europës dhe Azia u panë me shallë të kuq në tribunën qëndrore të impiantit të “Demave”.

Abissnet Superiore, java e 8-të:

19:00

Vllaznia- AF Elbasani (në Elbasan)

Teuta-Tirana

Luajtur të shtunën:

Partizani- Bylis 1-0

Skënderbeu- Egnatia 0-1

Luajtur të premten:

Dinamo Siti- Laçi 2-1.

Kategoria e Parë: Java e 7-të sot, ora 14:00

Kastrioti- Vora/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!