Shuhet legjenda Braho

Lajm i trishtë për familjen e tij dhe sportin në përgjithësi.Ish futbollisti gjirokastrit Sefedin Braho ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.

Braho ose “futbollisti fluturues” i kohës me topin, e nisi te Luftëtari për të luajtur dy vite të ‘sherbimit ushtarak’ te Partizani. Shtatë ndeshje me kombëtaren dhe një gol. Myslym Alla i dha mundësinë e parë kuqezi. Më pas katër ndeshje me Zyber Konçin. Një ndër sulmuesit më të shpejtë të kohës por dhe më vonë.

Pas futbollit të luajtur kreu detyrën e inspektorit të klubit Luftëtari. Një jetë e kaluar mes peripecive. Braho i madh që luajti krah Panos, mbylli sytë përgjithmonë.

Vlerësime: Mjeshtër i Merituar Sporti”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës “, “Mjeshtëri i Madh “. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!