Besa e para, Flamurtari e Vora ndjekin

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka nisur me pesë sfidat e programuara për këtë të shtunë. Ligjin e kanë bërë skuadrat vendase, teksa vetëm Besa ka triumfuar në transfertë.

Kavajasit janë rikthyer te fitorja dhe te kryesimi i klasifikimit pasi mposhtën në shifrat 1-2 Apoloninë me përmbysje falë golave të Mazrekaj dhe Goxhajt.

Fitore e pastër edhe për Flamurtarin përballë Valbonës dhe triumf minimal i Vorës ndaj Pogradecit. Vijon të ngjitet në klasifikim dhe Kukësi pasi kaloi Korabon, ndërsa Lushnja u mposht në transfertë nga Burreli.

Sakaq, nesër mbyll llogaritë kjo javë e gjashtë e inferiores me sfidën Kastrioti – Erzeni që starton në 16:00.

Kategoria e Parë. Java 6:
Vora – Pogradeci 1-0
Kukësi – Korabi 1-0
Flamurtari – Valbona 2-0
Burreli – Lushnja 1-0
Apolonia – Besa 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!