Katër skuadra në krye, Tirana e Laçi ende pa fitore

Javë e pasur, në 5 duelet u shënuan 18 gola (3.6 gola për ndeshje)

Me dy takimet e mbrëmjes Partizani- Dinamo dhe AF Elbasani-Laçi u mbyll java e katërt Abissnet Superiore.

Një javë e gjitha emocionuese me gola të shumtë spektakolarë e emocione. Realizimet për rekord pasi në 5 duelet u shënuan plot 18 gola. Vllaznia-Egnatia 3-1 dhe Partizani- Dinamo Siti 2-2 rezultuan dhe dy përballjet më spektakolare.

Pas kësaj jave katër skuadra kryesojnë me nga 7 pikë ndërsa Tirana listohet si skuadra që ka marrë vetëm barazime (4). Fundi i takon Laçit me 2 pikë dhe sikundër Tirana janë të vetmet skuadra pa e shijuar ende fitoren sezonale.

Java e 4:

Vllaznia- Egnatia 3-1

Bylis- Tirana 2-2

Skënderbeu-Teuta 2-3

Partizani- Dinamo 2-2

AF Elbasani- Laçi 1-0/Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 4 Abissnet Superiore:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!