Dinamo prezanton Dajën, tekniku: Kthehem në shtëpi

Pas disa ditëve në krye të Dinamo Sitit si trajner i ri, Ilir Daja sot është zyrtarizuar edhe nga klubi blu si timonieri i ri i 18 herë kampionëve të vendit.

Në prezantim ish tekniku i Ballkanit në krah të të cilit u panë Drejtorët Pinari dhe Barushi, ndër të tjera tha se ai nuk kishte nevojë për prezantim pasi sipas tij ky konsiderohet rikthim në shtëpi.

Daja:

“Rikthehem në shtëpi dhe nuk kam nevojë për prezantim. Pavarësisht se është një kohë e gjatë, kam të njëjtat emocione si kur isha lojtar i kësaj skuadre. Falënderoj presidentin Bardhi që më riktheu në shtëpi.

Dinamon e gjej në Superiore dhe me një kompleks të ri. Do të përpiqemi të krijojmë një grup stabël dhe kemi nisur bashkëpunimin për të afruar lojtarë me kontrata afatgjata.

Debutimi në derbi? Koha ka qenë e paktë, do të jetë ndeshje e vështirë. Partizani ka ruajtur boshtin, disa lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, kanë aftësi individuale të bëjnë dëm”, tha ndër të terja Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!