Gravina: Afatet e merkatos duhen ratifikuar, kam propozuar në UEFA…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) gabriele Gravina dha sot një intervistë të zgjeruar lidhur me atë që ngjet me futbollin në Itali, Kombëtaren ‘Axurre’, beimin për trajnerin Spaleti por jo vetëm.

Gravina:

Merkato e hapur me kampionatin që luhet? Futbolli është një fenomen global, ne nuk mund të mendojmë ta trajtojmë këtë çështje brenda kontekstit të zgjidhjeve që duhet të gjejnë federatat e veçanta.

E tregova kundërshtimin tim ndaj tregut të hapur të transfertave, sepse ai ndikon negativisht në identitetin e tifozëve të ekipit dhe gjeneron efekte shtrembëruese në marrëdhëniet mes klubeve dhe lojtarëve.

E kam ngritur këtë problem në UEFA ditë më parë, sepse besoj se zgjidhja duhet gjetur, por përfshin aktivitet të përbashkët mes klubeve, Ligës dhe Federatave, duhet të jetë një vendim i sistemit evropian.

Shpresoj që ky provokim imi të mund ta shtyjë UEFA-n të marrë disa masa të këtij lloji”. Kështu u shpreh ndër të tjera presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina, i ftuar në ‘Radio Anch’io Sport’ në Rai Radio 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!